A mund të dështoj Samiti i Parisit?! Kjo është përgjigja e Kryeministrit!

Shefi i Qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj, pas kthimit nga vizita në Gjermani ka folur edhe për mundësinë e dështimit të samitit të Parisit.

Ai e ka lënë të kuptohet se ai takim mund të dështojë, por thotë që askush nuk mund ta drejtojë gishtin nga Kosova, pasi që ai potencon se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e mundshme për një takim në Francë.

“Sa i përket Samitit të Parisit, besoj është një punë shumë palëshe. Por ju siguroj që askush smund ta drejtojë gishtin nga Kosova, pra Kosova është treguar palë serioze në përgatitjet e veta, pikërisht sa i përket Samitit të Parisit”, ka thënë Haradinaj.

Ai para gazetarëve nuk e ka përjashtuar mundësinë që të pezullohet për disa ditë taksa, raporton Gazeta Blic.

“Është përmendur edhe një konferencë ndërkombëtare mes palëvë (Kosovë- Serbi) deri në arritjen e një marrëveshjeje finale, ose thënë ndryshe derisa të del tymi i bardhë”, tha ai në konferencën për gazetarë.

SHPËRNDAJE