A po heqë dorë Kurti nga kryeministri? Thotë se nuk e do me çdo kusht këtë post nëse lidhin koalicion me LDK’në

Kreu i VV’së, Albin Kurti ka lënë të kuptohet se nuk e do me çdo kusht postin e kryeministrit, nëse veç hyjnë në koalicion me LDK’në.

Kurti ka thënë se me LDK’në nuk kanë probleme të patejkalueshme. Madje ai thotë se kurrë se ka thënë se me çdo kusht e do postin e kryeministrit.

Kurti  në ‘Konak’ thotë se do të ishte përgjegjësi e madhe historike nëse nuk merren vesh për koalicion.

‘’Nuk Shoh që kemi probleme të patejkalueshme. Duhet të dakordohemi. Nëse konstatojmë se duhet të kemi zhvillim ekonomik, ta luftojmë krimin e korrupsionit. Këtu duhet t’i gjejmë përgjigjet. Cka po duam.  Unë e kam vështirë të flas për emrat e përvetshëm të LDK.  Le të testohen emrat e tyre e pastaj flasim. Përgjegjësinë e madhe që ne do ta marrim nëse nuk merremi vesh. Asnjëherë nuk kam thënë që me cdo kusht duhet të jem unë. Le të merremi vesh cka po duam dhe të vijmë tek emrat. Duhet ta theksojmë të përbashktën. Mundësinë e kemi unike.’’/PERISKOPI/

SHPËRNDAJE