Adelina Berisha tregon nga cili kryeministër duhet të marrin mësim politikanët tonë

Artistët po komentojnë situatën aktuale politike në vend.

Këngëtarja Adelina Berisha është një prej emrave të estradës, që komenton situatën politike në vend.

Meqenëse në kohën e pandemisë ka mosmarrëveshje mes politikanëve tanë rreth asaj se si të menaxhohet situata, këngëtarja kishte një sugjerim.

“Sygjerim per politikanet tane: Merrni msim nga Edi Rama qysh qeveriset nje shtet”, ishin fjalët e Adelinës.

Kujtojmë se deri tani në Kosovë janë regjistruar 61 raste të të infektuarve me koronavirus, ndërsa një prej tyre ka ndërruar jetë.

Qeveria e Kosovës nga sot ka vendosur orën policore, kurse ky vendim u kundërshtua nga presidenti, i cili e konsideroi shkelje të kushtetutës.

SHPËRNDAJE