Ademi i VV-së: Kështu i fituam zgjedhjet më 11 qershor në Mitrovicë, koalicioni po na ec mirë

Dalja e Lëvizjes Vetëvendosje si partia e parë në Mitrovicë në zgjedhjet e 11 qershorit, nuk ka qenë e rastësishme, pasi që fiitorja është rezultat i aktiviteteve nga aktivistët VV-së në këtë qytet. Kështu thotë në një intervistë për Veriu.info, Fidan Ademi, sekretar organizativ i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, i cili ishte edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e muajit të kaluar.

Veriu.info: Si i vlerësoni zgjedhjet e 11 Qershorit?

Fidan Ademi: Këto zgjedhje do të mbahen në mend si demonstrim i fuqishëm i vullnetit popullor, për ndryshim te shoqërisë me anë te votës.  Sado që procesi u dëmtua me vota të blera e duke shantazhuar e mashtruar, prapë Vetëvendosje pati rritjen me te madhe, mbi 120%, e rrjedhimisht dhe legjitimitetin popullor për formimin e qeverisë. VV doli subjekti më i madh në Kuvedin e Kosovës, ku kemi edhe numrin më të madh të deputeteve.  11 Qershori do mbahet në mend si fitorja e mrekullueshme e ambicieve të një populli për dinjitet, zhvillim e progres. Njashtu, disfatë e merituar e klientelizmit, krimit, regresit e nepotizmit.  Populli përqafoj të renë, duke braktisi përfundimisht të vjetrën.

Veriu.info: VV ka arritur të dalë e para në Mitrovicë, a ka qenë befasi për ju?

Fidan Ademi: Dalja e Lëvizjes Vetëvendosje e para ne Mitrovicë nuk ka qenë e rastësishme. Fitorja në Mitrovicë është mbjell nga aktivistët e qendrës. Dhjetëra aksione, qindra tubime e mijëra aktivitete e kanë sjell këtë rezultat. Vetëm nga 2016, së bashku me kryetarin Faruk Mujka, dhe anëtarë tjerë të kryesisë kemi organizuar qindra tubime të vogla në pothuajse të gjitha fshatrat e lagjet e qytetit. Frika jonë ka qen vetëm dëmtimi i procesit nga blerja e votës dhe propaganda të tjera, ku janë përhapur fjalë të rrejshme si: VV e ndalë socialin, i ndalë pagat e veteranëve, i largon nga “Trepça” punëtorët, etj. Por fatmirësisht, të gjitha këto nuk e ndalen rritjen dhe fitoren e VV në Mitrovicë.

Veriu.info: Ju keni qenë kandidat për deputet, sikurse edhe dy të tjerë nga Mitrovica, por për dallim prej partisë, nuk keni marrë shume vota, pse?

Fidan Ademi: Kjo është kryesisht meritë e ne kandidatëve të qendrës. Në çdo tubim kemi përçuar mesazhe uniteti që të votohet numri 35, Albin Kurti numër një, dhe 4 deputet të tjerë te zgjedhën nga lista prej 109 kandidatësh për deputet. Nuk kemi bërë as reklama e postera. Thjesht koncetrimi jonë ka qenë numri 35, dhe besoj plotësisht që kjo strategji, ishte njëri nga faktorët që ka nxjerrë Lëvizjen subjektin e parë.

Veriu.info: VV në Mitrovice është në koalicion me AKR-në për udhëheqjen e qeverisjes lokale, si po ju shkon koalicioni?

Fidan Ademi: Koalicioni po shkon mirë. Drejtoritë tona janë duke jep rezultat të shkëlqyera. Dua të potencoj edhe qasjen korrekte të kryetarit të komunës Agim Bahtiri me drejtoritë e VV-së, si dhe mbështetjen e plotë që na e jep.

Veriu.info: A po i arrini objektivat e parapara me rastin e hyrjes në koalicion?

Fidan Ademi: Qytetarët e Mitrovicës dhe të Kosovës e dinë për vullnetin, pastërtinë dhe këmbënguljen për drejtësi të Lëvizjes Vetëvendosje! Por ata duan të shohin në praktikë konceptin tonë politikë, pra duan të shohin qeverisjen e VV-së.  Besoj që janë të kënaqur me qeverisjen tonë disa mujore.

Veriu.info: Cilat janë tri te arriturat tuaja si drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport?

Fidan Ademi: Shtrimi i rrjetit bibliotekar, përkatësisht hapja e degës së bibliotekës në Kçiq. Shpëtimi nga likuidimi i aseteve te çmueshme sportive si Palestra “Minatori”, ndonëse këtu duhet te falënderoj dhe drejtoritë tjera e posaçërisht asambleistët e Kuvendit komunal dhe shndërrimi i sheshit dhe Qendrës së Kulturës në qendra të aktiviteteve rinore e kulturore, kjo falë bashkëpunimit dhe me Drejtorinë Komunale të Arsimit. Si dhe e fundit, rritja e transparencës, duke thirrur vazhdimisht takime te përbashkëta .

Veriu.info: Me sa kem informacion, keni filluar rishqyrtimin e disa lendëve në lidhje me dhënien e disa pronave komunale në shfrytëzim rreth qendrës se kulturës, çka po ndodh?

Fidan Ademi: Ato dosje janë duke u shqyrtuar. Nga shqyrtimi i deritanishëm është e sigurt se interesi publik është shkelur me ato vendime, të cilat qëllim të vetëm e kanë pasur ‘rehatimin’ e militantëve partiak të PDK-së në kohën e qeverisjes nga Avni Kastrati.

SHPËRNDAJE