Aderimi i Shpend Ahmetit në AAK, flet ky i fundit. Ja cila është e vërteta…

Kryetari i Komunës së Prishtinës nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka mohuar se është duke negociuar me AAK për kalimin e mundshëm të tij në këtë subjekt.

Ahmeti ka thënë për Telegrafin se nuk është duke zhvilluar negociata lidhur me këtë çështje.

“Nuk kam pas as nuk kam kurrfarë negociate me AAK-në. E kam thënë disa herë këtë të njëjtën deklaratë”, ka pohuar Ahmeti. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Ndryshe sot në media është raportuar se AAK është shprehur e gatshme që të ketë në AAK të pakënaqurit e VV-së, në mesin e tyre edhe Shpend Ahmetin.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit nga pozitat partiake brenda Vetëvendosjes kanë dhënë dorëheqje disa nga figurat kryesore të këtij subjekti, por zyrtarisht në VV thonë se nuk ka ndarje por pakënaqësi.

SHPËRNDAJE