Adriatik Kelmendi jep një propozim për Qeverinë Kurti: Kjo parti nuk duhet të jenë pjesë e saj

Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se koalicioni Nisma-AKR  nuk duhet të jenë pjesë e Qeverisë Kurti, raporton veriu.info

Ai nëpërmjet një statusi në facebook ka shkruar se NISMA—AKR s’ka asnjë arsye që të përfshihen në qeverinë e re edhe nëse zyrtarizohet se e kanë kaluar praguan

Postimi i plotë në facebook:

NISMA—AKR s’ka asnjë arsye që të përfshihen në qeverinë e re edhe nëse zyrtarizohet se e kanë kaluar praguan. Votuesit, me 52%, ua kanë besuar qeverisjen partive opozitare LVV dhe LDK, kurse PAN-it opozitën.

Kur garuan bashkë partitë e PAN-it nuk i morën më shumë se 34%, kurse edhe atëherë vullneti i qytetarëve ishte mbi 50% për LVV-në dhe LDK-në.
LVV dhe LDK, ndonëse nuk e bënë një listë të përbashkët, janë zotuar të qeverisin bashkë.

Këto janë edhe pritshmëritë e votuesve të tyre.

Edhe në rast se mbesin me 57 deputetë në Kuvend, shumicën mund ta bëjnë me 4 deputetë të komuniteteve pakicë.

Ose, nëse vërtet të gjitha partitë shqiptare e kanë seriozisht se është mirë që qeveria e Kosovës të mos varet/kushtëzohet nga votat e pakicave, mund ta votojnë qeverinë e re nga të qenit në opozitë. Edhe ashtu PDK dhe AAK janë deklaruar se këtë mandat do të jenë në opozitë. Kështu do të vendosej edhe një standard i ri cilësor i politikëbërjes në Kosovë dhe të minimizohej mundësia e kushtëzimit nga pakicat.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE