Gazetari, Adriatik Kelmendi, përmes një postimi në Facebook ka komentuar ndeshjen Kosovë-Angli.
Ai pas përfundimit të lojës ka shkruar se nuk i intereson edhe aq rezultati.
Sipas tij është arritje e madhe ta shohësh kombëtaren e Anglisë duke luajtur me Kosovën në qendër të saj.
Postimi i tij i plotë:
Neve s’po na intereson fort rezultati. Mjafton që na ka mbërri ymri me e pa kombëtaren e Anglisë duke luajtë me Kosovën në zemër të Prishtinës, si dy ekipe të barabarta. Ëndërr!