Gazetari Adriatik Kelmendi në rrjetin e tij social Facebook ka komentuar deklaratën e presidentit Thaçi gjatë takimit të sotëm me presidentin Meta për dhënien e shtetësi shqiptare edhe për kosovarët, raporton Gazeta Blic.
Ai ka përkrahur idenë e presidentit Thaçi madje ka thënë se nuk sheh asgjë të keqe që qytetarët e Kosovës të marrin edhe pasaporta të Shqipërisë.
“Teksa Serbia jep pasaporta për serbët në Kosovë, Bosnjë e Mal të Zi, kurse Bullgaria për qytetarë të Maqedonisë, përse ne shqiptarët të mos e bëjmë të njëjtën për vete?!”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.
Postimi i plotë i Kelmendit:
Me ose pa viza, nuk shoh asgjë të keqe që qytetarët e Kosovës të marrin edhe pasaporta të Shqipërisë dhe që qytetarët e Shqipërisë t’i marrin pasaportat e Kosovës. Përkundrazi do ta inkurajoja, si diçka të qëlluar dhe në funksion të thellimit të lidhjes ndërshqiptare.
Shqiptarët sot janë me fat që i kanë dy shtete të pavarura, të cilat duhen të kenë lidhje speciale mes vete.
Të dyja vendet kanë ligje për dyshtetësi.
Teksa Serbia jep pasaporta për serbët në Kosovë, Bosnjë e Mal të Zi, kurse Bullgaria për qytetarë të Maqedonisë, përse ne shqiptarët të mos e bëjmë të njëjtën për vete?!