Afera me dy logot e kopjuara të 10-vjetorit dhe konkursi veç me dy kritere

Presidenti Hashim Thaçi vendosi të bëhej transparent kur të shtunën kërkoi nga qytetarët dhe shoqëria civile, që të propozojnë personalitete që meritojnë Medaljen e 10 Vjetorit të Pavarësisë, por procesi i përzgjedhjes së logos e cila do të vendoset në atë medalje ka zhytyr Presidencën në një skandal të panevojshëm, për shkak të mungesës së profesionalizmit në përzgjedhjen e saj.

Disa javë më herët, zyra e tij ia besoj vetëm profesionistëve kur vendosi që të zgjedhë logon e 10 vjetorit të Pavarësisë, por profesionalizmi i tyre nuk e hetoi plagjiaturën fillimisht e logos së parë e cila ngjasonte me logon e një kompanie udhëtimi, e as të hetojë fituesin e dytë që kishte kopjuar vetën.

Përzgjedhja e figurave që do të nderohen me Medaljen e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës duhet pritur, Këshilli Organizativ nga Zyra e Presidenti, u zhytën në një skandal që vuri në pah mungesën profesionale në organizimin e 10 vjetorit të Pavarësisë, që do nisin 10 ditë para 17 shkurtit.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵).

Të parën e kishin punuar dy dizajner të rinj Arbër Racaj dhe Egzon Çaka, dizajni i të cilëve doli se ishte logo e ngjajshme me atë të “Schauindsland Resien”. Logoja u anulua, e bashkë me këtë edhe presidenti hoqi postimin në të cilin shkruante se “ditën e parë të këtij viti, Dekadën e Republikës, po e nisim me logon zyrtare” të 10 vjetorit të Pavarësisë.

Teksa logoja e parë u anulua, doli logoja tjetër fituese, e dizajnuar nga Zeni Ballazhi. Presidenti shkroi se “i vjen mirë që Këshilli Organizativ mori përsipër shqetësimet e qytetarëve dhe vendosi për logo të re”, por menjëherë doli se edhe kjo logo është e ngjajshme me logon e Kongresit Tematik të BDI-së në Shkup, vitin 2015, që e kishte punuar vet Ballazhi.

Flet autori i logos së re të 10 vjetorit të Pavarësisë: Dyja i kam punuar unë

Në konkursin e publikuar në faqen e Zyrës së Presidencës, e cila nuk mbanë datë të publikimit por vetëm 20 Nëntorin si datën e fundit për aplikim, nuk është se janë kërkuar specifika për dizajnuesit e logos.

“Kriteret që duhen marrë parasysh për Logon nuk duhet të dalin jashtë simboleve të Republikës së Kosovës, përfshirë këtu edhe ngjyrat e flamurit shtetëror”, thuhet në pikën e dytë të konkursit.

Në asnjë pjesë tjetër të konkursit nuk përmenden më kriteret por vetëm tregohet se logoja do të vendoset në Medaljen Presidenciale dhe se do të përdoret në të gjitha aktivitetet. Normalisht dhe çmimi prej 1 mijë eurosh për atë që zgjidhet më e mira.

Një tjetër gjë të cilën Presidenca nuk e ka sqaruar është edhe slogani i 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kjo ka qenë e paraparë me konkursin e njejtë.

“Personi, propozimi i të cilit zgjidhet për Slogan të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës shpërblehet me 500.00 Euro (Pesëqind).”, thuhet në pikën e gjashtë. Nuk jepet asnjë kriter e asnjë shpejgim se çka duhet të përmbajë Slogani.

“10 vjet shtet” megjthatë është slogani që po përdoret zyrtarisht, por nuk është bërë publik kush ka qenë propozuesi i saj. Kësisoj festa për Dekadën e Pavarësisë ka nisur me një aferë e përzgjedhjes së një logo origjinale./Insajderi.com

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE