Agim Ademi e bën ‘hallakam’ Kuvendin Zgjedhor: Tenton ‘vjedhjen’ e mandatit edhe për vite tjera

Presidenti aktual i FFK’së, Agim Ademi, ka shkaktuar ‘hallakam’ të madhe në Kuvendin Zgjedhor.

Nga ora 15:00 në hotel ‘Emerald’ është duke u mbajtur Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv në FFK.

Në rendin e ditës nuk ishte fare procesi i votëbesimit ndaj Presidentit aktual të FFK’së, mirëpo Agim Ademi është duke tentuar të fus këtë në rend të ditës.

Kjo nga të pranishmit u vlerësua si tentim vjedhje e mandatit edhe për katër vite tjera nga Agim Ademi, pa konkurim ose shpallje të zgjedhjeve./GazetaMetro

SHPËRNDAJE