Agim Ademi ‘i sëmurë’ shëtit Kosovën: Mban fjalim 4 minuta te Liga e Veteranëve

Kryetari aktual i FFK’së, Agim Ademi, sot është shfaqur duke mbajtur një fjalim para futbollistëve veteran të Kosovës, derisa ne Gjykatë ishte ankuar se është i sëmurë.


Gjykata Themelore kishte urdheruar Agim Ademi që të paraqitet me datë 18.06.2020, në ora 12:00, në vuajtje të dënimit prej 9 muaj burg.

Ademi kishte bërë kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të denimit, e cila kerkesë u refuzua nga kryetarja e Gjykatës Themelore, Aferdita Bytyqi.

Ndaj vendimit të Gjykates Themelore, Agim Ademi parashtroi ankesë në Gjykaten e Apelit, teksa vendimi i Gjykatës Themelore u ndryshua nga kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, dhe Agim Ademit i është lejuar shtyrja e ekzekutimit të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 3 muajsh, me arsyetimin se ai është me sëmundje akute të rëndë dhe arsye të pandemisë.

Por, sot Agim Ademi shtë shfaqur duke mbajtur një fjalim para futbollistëve veteran të Kosovës, teksa video është publikuar nga faqja zyrtare e Ligës së Veteranëve të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Se me çfarë dokumentacioni dhe çfarë forme ka arritur ta shtyej ekzekutimin e denimi Agim Ademi mbetet ta konfirmojën organet e hetuesisë, sepse Agim Ademi gjatë tërë javes ishte në Federatë dhe ka zhvilluar takime të shumta.

Vlen të theksohet që në ditën kur ai kishte për të shkuar në vuajtje të dënimit, Ademi ishte takur edhe me djalin e Ministrit të Punëve të Brendeshme, Agim Veliut.

Kujtojmë që Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me aktgjykim të formës së prerë, është shpallur fajtor për shkak të veprës penale ‘Detyrim në tentativë’ dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 9 muajve.

SHPËRNDAJE