Agim Bahtiri dhe Sadat Bashota do t’ia ndërtojnë shtëpinë e re familjes Ademi, e cila jeton në kushte të rënda

Familja e Sheremet Ademit nga Mitrovica po jeton në kushte shumë të vështira, në një shtëpi të huaj që është plotë me lagështi.

Mirëpo, sot ka ardhur lajmi i mirë për familjen katër anëtarëshe Ademi, pasi që kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe biznesmeni Sadat Bashota kanë vendosur që bashkërisht t’ia ndërtojnë kësaj familje një shtëpi të re.

Agim Bahtiri dhe Sadat Bashota kanë thënë për gazetën online Veriu.info se ata të dy do ta financojnë ndërtimin e shtëpisë së re për këtë familje me kushte të rënda materiale.

Këtë deklarim ata e kanë dhënë për Veriu.info gjatë ceremonisë së hapjes të Qendres Tregtare “Lux Mall”, e cila është në pronësi të familjes Bashota.

Ndryshe, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri vazhdimisht ka dhënë donacione nga buxheti i familjes, përderisa në vitin 2016 ia kishte ndërtuar një shtëpi të re familjes së Dibran Qelës nga Rashani i Mitrovicës.

Të gjithë ata që duan ta ndihmojnë edhe në forma të ndryshe këtë familje, mund ta telefonojnë kryefamiljarin, Sheremet Ademi në këtë numër të telefonit: 049 371 174

 

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE