Agim Bahtiri i uron qytetarët me rastin e 17 Shkurtit

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka uruar qytetarët me rastin e festës së 17 Shkurtit, duke thënë se kjo data më e rëndësishme në historinë e re të Kosovës.

Ja postimi i Agim Bahtirit:

Si kryetar i Komunës së Mitrovicës kam nderin dhe kënaqësinë të ju uroj gjithë qytetarëve 12 vjetorin e shpalljes të Pavarësisë së Kosovës.

17 shkurti është data më e rëndësishme në historinë e re të Kosovës, e cila kurorëzoj përpjekjet shekullor për liri dhe pavarësi.

Edhe pse jam jashtë Kosovës, në këtë datë historike jam me mendje dhe me zemër së bashku me gjithë qytetarët e Mitrovicës.

URIME!

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE