Agim Krasniqi kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës

Pas një përvoje të gjatë në institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare, intelektuali vushtrrias, Agim Krasniqi, ka vendosur ta sfidoj veten edhe në politikë. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme që mbahen me 6 tetor, Krasniqi është kandidat për deputet nga koalicioni NISMA-AKR-PD, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Që nga viti 1999-2004 ka punuar në administratën ndërkombëtare të UNMIK-ut. Nga viti 2005 deri me 2015 si zyrtar i lartë në Ministrinë e Brendshme në Republikën e Kosovës.

Nga viti 2015 por edhe aktualisht punon zyrtar i larte në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Dy vite e gjysmë ka udhëhequr arsimin parauniversitar private në Kosovë.

Aktualisht është në departamentin e Arsimit Profesional ne MASHT si zyrtar i lartë.

Krasniqi është i shkolluar dhe specializuar pikërisht në anti-korrupsion. Ai ka të mbaruar fakultetin filologjik, pastaj ka mbaruar edhe masterin në shkencat politike-administrate publike, tema e masterit Korrupcioni dhe Krimi Financiar ne Kosovë.
Tani ai ka titullin Phd – me disertacionin ”Korrupcioni në Administratën publike në Republikën e Kosovës.

Përveç shkrimeve të vazhdueshme, ai ka botuar dhe 2 libra ”Korrupsioni-Format e shprehjes dhe parandalimit” si dhe ”Demokracia dhe Tranzicioni”.

Ai është i martuar dhe ka katër fëmijë.

SHPËRNDAJE