Agim Veliu e akuzoi rëndë Haki Abazin, duke e pyetur se argati i kujt je?! Kjo është kundërpërgjigja e Abazit

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi i është përgjigjur Agim Veliut, i cili tha se argat i kujt është i dyti i Qeverisë në dorëheqje.

Abazi ka theksuar se Veliu e Arban Abrashi po bëjnë një propagandë të ashpër ndaj tij.

“Agim Veliu, Isa Mustafa e Avdullah Hoti dje me rrëzimin e Qeverisë kanë bërë vetëbrasje politike”, tha ai.

Duke iu përgjigjur Veliut në pyetjen se argat i kujt është, tha se punon për Qeverinë e Kosovës.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, është përfshirë në debatin e fundit mes Avdullah Hotit dhe Haki Abazit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Veliu thotë se Haki Abazi, kishte synuar ta takonte atë përmes disa miqve të tij, në mënyrë që siç thotë Veliu të bëhej pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Veliu shton se Haki Abazi, kishte lakuar emra për vrasjen e Ahmet Krasniqit, dhe vdekjen e ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.

SHPËRNDAJE