Agim Veliu merr këtë pozitë në LDK

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu është zgjedhur nënkryetar i parë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin për zgjedhjen e Veliut në këtë pozitë e ka bërë të ditur asistenti i tij, Bujar Gimolli.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gimolli ka uruar Veliun, derisa ka thënë se ai nuk e njeh humbjen.

Ndryshe, Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së sot ka mbajtur mbledhje, në të cilën Vjosa Osmani me vota unanime është kandiduar për kryeministre për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit./Express

SHPËRNDAJE