Agim Veliu nuk e kupton as veten: Pa marrëveshje s’ka kryeministër

Numri dy i LDK-së, Agim Veliu, nuk ka dashur të flasë për “kacafytjet” e kolegut të tij të partisë, Lutfi Haziri me zyrtarë të Vetëvendosjes.

Duke mos dashur të komentoi deklaratën e Hazirit i cili ditë më parë tha se “kryeministri do të kalojë kah zyrat e LDK-së”, Veliu ka bërë një deklaratë tejet të çuditshme.

“Po masi ka ardhë puna këtu, duhet me ba një marrëveshje, pa e bë një marrëveshje zor me pas kryeministër e qeveri”, ka thënë Veliu për Express, kur është pyetur për diskutimet e fundit me tone të larta në mes të partive.

Përtej kësaj deklarate, Veliu nuk ka dhënë një opsion se cila mund të ishte marrëveshja mes dy partive që do të çonte në bërjen e qeverisë së re, pasi dihet botërisht se nëse VV e LDK nuk bien dakord dhe dështojnë bisedimet, marrëveshja nuk ka si të arrihet.