Agim Veliu u përgjigjet kritikave të Agim Bahtirit, ja çfarë thotë …

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Agim Veliu thotë se po presin hapin e koalicionit PAN drejt krijimit të institucioneve të reja e më pas LDK’ja do të shqyrtojë hapat e vetë të mëtejshëm. Veliu u kundërpërgjigjet edhe kritikave të partnerit të saj të koalicionit AKR-së.

Nënkryetari i AKR-së Agim Bahtiri tha se nuk do të presin deri në pafundësi LDK’në për formimin e institucioneve të vendit.


‘Nuk ka drejtë Bahtiri e as askush ta akuzojë LDK’në pse nuk po bisedon me Albin Kurtin apo me këdoqoftë. LDK’ja nuk është në pozicion që mund të bisedojë me askënd, sepse në bazë të Kushtetutës koalicioni që i ka fitu zgjedhjet ai duhet ta bëjë përpjekjen e parë. Tek pastaj, kur të krijohen kushtet LDK’ja do ta vlerësojë se me kë të bisedojë. Nuk është as Agim Bahtiri as AKR’ja e as asnjë subjekt politik që mund ta Detyrojë LDK’në të ulet e të bisedojë me këdoqoftë. ”, tha Veliu për televizionin 21.

“Ajo është çështje e tyre. Ne kemi hy me vullnet në koalicion dhe është çështje e tyre se sa ata qëndrojnë. Nuk do të ishte mirë që koalicioni të prishej. Është mirë të ndiqet procedura, rendi pastaj, pas konsumimit mund të ulemi, të bisedojmë dhe të vlerësojmë. Ne presim që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mblidhen, ta zgjedhin kryesinë e Kuvendit dhe të vazhdojë procedura e mëtejme”, tha Veliu.




SHPËRNDAJE