Agimi mbi qytetin tonë

ShkruanAlajdin Avdullahi

Mitrovica mund të duhet nga të gjithë, po jo aq sa mund ta duaj një mërgimtar i cili me dekada kontribuoj nga mërgata në çdo formë dhe në çdo kohë kur është kërkuar, vetëm e vetëm që ta shoh qytetin ku u rrit duke u zhvilluar. Por kjo siç duket nuk mjaftoj për një njeri i cili la luksin, biznesin dhe familjen ku në shtatorin e vitit 2013 la Holandën dhe ju kthye Mitrovicës që ta shoh ashtu siç i ka hije, e jo siç duan ta shohin grupet e ndryshme mafioze. Pikërisht ky njeri është kryetari Agim Bahtiri, model për qeverisje të drejtë komunale, i cili i fitoi zgjedhjet e vitit 2013 dhe me dëshirën e qytetarëve për t’i vazhduar proceset edhe më tej përpara ai rikandidoj për të qenë afër nesh edhe katër vite të tjera deri në vitin 2021.

Komuna e Mitrovicës nën udhëheqjen e Kryetarit Agim Bahtiri ka arritur të bëhet kryeqendër e zhvillimit ekonomik dhe e atraksionit për investitorët e huaj, por edhe për mërgimtarët tanë të cilët gjenden në diasporë, pasi që ai i njeh kapacitetet e tyre dhe mundësitë që kanë për investime, por që gjithmonë vetëm kishin dëshiruar por asnjëherë nuk iu është dhënë mundësia dhe kushtet për të bërë një gjë të tillë! Rruga e zhvillimit ekonomik është në drejtimin e duhur dhe se pa dyshim Mitrovicës do t’i kthehet nami i dikurshëm si shtylla kryesore jo vetëm e Kosovës, por edhe e gjithë Ballkanit.

Krijimin e vendeve të punës mund ta premtojnë të gjithë, por më së miri mund ta bëj vetëm një menaxher i mirë dhe me përvojë ndërkombëtare, më mirënjohje të shumta nga shtetet më të zhvilluara, siç është z.Agim Bahtiri

Mitrovica do të mbetet zonë e lirë ekonomike për biznes dhe lider i zhvillimit ekonomik me namin e rikthyer të dikurshëm vetëm për hirë të qytetarëve tanë, të rinjve e të rejave që do ta gjejnë të ardhmen profesionale në këtë vend në një të afërme të shkurtë ku ne do kemi nevojë për kuadro nga jashtë, pasi që Mitrovica ka rilindur dhe zhvillimi i madhe është i pa diskutueshëm! Mitrovica assesi nuk do të bie në duar të atyre që me ëndje flasin për kriminalitet dhe korrupsion e vetëm ne fushata zgjedhore kinse sikur ne nuk i njohim.

Mitrovica ka hapur krahët e përqafimit mbi Agim Bahtirin dhe nuk e lëshon nga dëshira për të qëndruar edhe 4 vite. Qyteti ka marrë frymën e dëshiruar dhe nuk lejon te ngulfatet përsëri nga ish kancerët e qytetit që qeverisën më herët!

Tani është  koha t’i shohim veprimet konkrete, tani është koha të vijnë në Mitrovicë të gjitha ato kompani gjigante që shfaqen interesim për të investuar, por që nuk gjetën mundësinë nga e gjithë ajo mjegull që ishte krijuar aso kohe për ata të cilët dëshironin të investonin.

Qyteti im ka filluar të ribëhet mbi parimet e qytetarit, për qytetarin dhe me qytetarin.

Mitrovicë TË DUA

SHPËRNDAJE