Agron Halitaj e cilëson fer ofertën e Albin Kurtit për LDK-në

Njohësi i çështjeve politike, Agron Halitaj, e ka cilësuar si fer ofertën e Albin Kurtit, bërë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo për shkak se sipas Halitajt, që nga fillimi, edhe Lidhja Demokratike edhe Vetëvendosje, qëllim kryesor e kanë pasur kanddiatin për kryeministër dhe se sipas tij, një propozim si i Kurtit, do të ishte më i duhuri për ta në këtë fazë.

Reagimi i plotë:

Prej se kanë nisur bisedimet mes LDK-së dhe VV-së për një koalicion të mundshëm parazgjedhor, asnjëra prej këtyre dy subjekteve nuk ka dhënë për të kuptuar se e ka shtetin në plan të parë. Të dyja kanë ngarendur vetëm për pushtetin duke insistuar me çdo kusht që kandidati për kryeministër të jetë nga grupimi politik i tyre. Sot Vetëvendosja e tejkaloj vetvetën! Propozimi për të hyrë në garë zgjedhore “pa kandidat të paradhënë e të njëanshëm për kryeministër” s’ka sesi të jetë më fer. Me këtë strategji rritet potenciali votues, pasi krahas garës për të dalë si koalicion fitues i zgjedhjeve, zhvillohet edhe gara e brendshme se kush prej kandidatëve po merr mbështetje më të madhe elektorale për kryeministër. Nëse edhe pas kësaj oferte nuk nënshkruhet koalicioni mes këtyre dy partive, atëherë LDK-ja e dëshmon se kurrë nuk e ka pas në plan që të bëjë marrëveshje me VV-në. Gjithë ato takime e deklarime publike, rezultojnë të jenë bërë vetëm për konsum ditor.

SHPËRNDAJE