Ahmeti kërkon mos të politizohet vdekja e 26 vjeçarit: Nuk është vdekja e parë duhet të jetë e fundit, askush nga ne nuk do donte të ndodhte

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas rastit tragjik që ka ndodhur dje në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e ku një 26-vjecar nga Gjilani ka humbur jetën.

Ahmeti ka bërë thirrje që të mos krijohet më urrejtje e ndasi, por t`i qëndrohet pranë familjes në këto momente.

“Aman, mos ndjellni edhe më shumë urrejtje e ndasi. Qëndroni familjes pranë sa më shumë. Kjo nuk është vetëvrasja e parë, por mundemi me punu me qenë e fundit në këtë pandemi. Depresioni është sëmundje me të cilin shumica prej nesh jemi ballafaqu. Prandaj edhe duhet të trajtohet e të ndihmohet çdo person që mund të shfaq simptome”, ka shkruar Ahmeti në një postim në “Facebook.

Ai ka thënë që pas këtij rasti duhet të kërkohet hetim dhe përgjegjësi.

“Le të kërkohet hetim e përgjegjësi, por me këtë vrull të sulmeve po duket thua se kemi kërkuar që diçka të shkoj keq. Po shpresoj se e kuptojnë dyja palët që lufta e pakursyer politike në kohë pandemie mund të ketë pasoja të rënda. Ngushëllime familjes e shpresoj se e gjejnë forcen me përballu këtë humbje të madhe”, ka thënë ai.