Ahmeti, prishtinasve: Hajde të përdorim pandeminë si arsye e të zvogëlojmë numrin e automjeteve

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me ekipin e tij ka vëzhguar nga afër punimet që po kryhen në rrugën “Bajram Kelmendi” në kryeqytet.

Aty po rregullohen rruga, trotuaret si dhe shtegu i biçikletave.

Ndërsa Ahmeti me këtë rast ka kërkuar nga qytetarët që të përdorin pandeminë si arsye e të zvogëlohet numri i automjeteve.

Postimi i plotë:

Në rrugën Bajram Kelmendi po vazhdojnë punimet. Rruga, trotuaret e edhe nje shteg i bicikletave. Hajde të përdorim pandeminë si arsye e të zvogëlojmë numrin e automjeteve.

#rriNshpi