Ish-kryetarja e Partisë Social-Demokrate të Kosovës, Kaqusha Jashari nuk do të jetë në Kryesinë e kësaj partie, mirëpo do të mbetet e anëtarësuar në parti.
Kështu ka thënë sot kryetari i ri i PSD-së, Shpend Ahmeti, i cili ka deklaruar se për Kaqusha Jasharin do të ketë vend në të ardhmen që të rikthehet në Kryesinë e partisë.
————————————————————————————–
Intervista e parë e Haradinajt pas luftës: Ja çka do të bëjmë me këta serbë të Pejës:
————————————————————————————–
“E kishim një diskutim kur u bënë zgjedhjet në Kuvend këtu. Ishte një propozim nga një anëtar i Partisë Socialdemokrate, i cili e propozoj Kaqusha Jasharin për anëtare të Kryesisë. Ajo [Kaqusha Jashari, v.j] tha se tani është koha për gjeneratën e re në PSD dhe se po mendon që duhet të ketë angazhim më të madh nga rinia”, ka thënë Ahmeti. “Megjithatë, unë i them asaj se ka vend edhe për të në Kryesi”.
Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate zgjodhi me shumicë votash kryetarin e saj Shpend Ahmeti, nënkryetarin Visar Ymeri dhe sekretaren e përgjithshme Aida Dërguti.
Në këtë mbledhje u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i partisë si dhe mor vendim që PSD-ja të tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN-in para zgjedhjeve të fundit parlamentare.