Aida Dërguti anëtare e Grupit Socialist të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Aida Dërguti anëtare e Grupit Socialist të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, është bërë pjesë e Grupit Socialist të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dërguti përmes një postimi në Facbook.

“Sot mora një lajm të mirë. Aplikimi im për anëtarësim në Grupin Socialist te Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është miratuar. Falënderoj të gjithë anëtarët e këtij grupi qe përkrahën kandidimin tim”, ka shkruar Dërguti.

SHPËRNDAJE