Aida Durguti e ‘tradhton’ Kadri Veselin, nuk e voton Demarkacionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dështuar ti siguroi dy vota nga deputetët e Vetëvendosjes për ta kaluar demarkacionin, siç premtoi ditë më parë. Infokusi mëson se njëra nda votat e premtuara të Vetëvendosjes ishte ajo e deputetes Aida Dërguti, e cila siç mësohet nuk i doli në fjalë kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Burime brenda subjektit politik të Veselit, kanë bërë të ditur për Infokusin se deri këtë javë lideri i tyre kishte premtime dhe ishte i bindur se Dërguti do ta votonte marrëveshjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Arsyetimi i Dërgutit për mos mbështetje të marrëveshjes thuhet të ketë qenë se shkaku që do të jetë një ndryshim shumë i madh nga qëndrimet e deritanishme ne Vetëvendosje.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Përpos kësaj, në krahun e këtij grupi ka edhe deputetë të cilët vazhdojnë të mos ndryshojnë qëndrime në lidhje me demarkacionin, prandaj ende pa pasur një vendim të prerë këta deputetë thuhet se nuk mund të japin votën pro marrëveshjes së demarkacionit.

Infokusi, ka provuar të kontaktoi gjatë ditës me deputeten e Vetëvendosjes Aida Dërguti dhe deputetët e tjerë të kësaj partie por asnjë nuk kanë qenë në dispozicion të flasin për këtë çështje.

Sipas të njëjtit burim, kjo është edhe arsyeja e mos mbajtës së seancës së Kuvendit të Kosovës ku pritej të votohej edhe marrëveshja e arritur mes dy presidentëve, atij të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të Malit të Zi, Filip Vujanovic.

Ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit i nevojiten 81 vota nga 120 deputetë që ka Kuvendi i Kosovës.

Mirëpo kryeparlamentarit, Kadri Veseli po i nevojitën vetëm edhe 3 vota për të shtyrë përpara këtë marrëveshje, ngase matematikisht ekzistojnë 78 vota, pa llogaritur votat e Serbe.

Përveç kësaj edhe Lista Serbe është partia e cila po i trazon punët koalicionit qeveritar sa herë që ndërmarrën vendime të mëdha politike.

SHPËRNDAJE