Ajo çka Avdullah Hoti i tha Apostolovës do ta çmend VV-në…

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Natalya Apostolova u takua me përfaqësues të grupit parlamentar të Lidhje Demokratike të Kosovës, ku temë diskutimi ishin vazhdimi i zbatimit të reformave të agjendës evropiane, çështja e liberalizimit të vizave, luftimi i korrupsionit si dhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se edhe pse janë opozitë në Kuvend, ata nuk do të bëjnë opozitë siç ka bërë Vetëvendosje, pasi që ata do të jenë bashkëpunues në proceset e rëndësishme për Kosovën. Ndërsa sa i përket dialogut me Serbinë, Hoti tha se e mbështesin këtë proces, por jo krijimin e një grupi të uniteti

“Ashtu siç ju e dini, ju keni një partner këtu, partnerin kryesor të besueshëm këtu në Kosovë, në Parlament. Ne jemi një parti opozitare, por ne nuk jemi Vetëvendosje…. Sa i përket formatit të ri të dialogut ne ende nuk kemi parë një strukturë të qartë nga Qeveria, ne do të jemi shumë transparent në këtë aspekt. Por në princip nuk do të mbështesim ndonjë formë të Grupit të Unitetit, ne e lëmë përgjegjës Qeverinë për dialog, po me një përfshirje të plotë edhe të Kuvendit”, tha ai.

SHPËRNDAJE