AKR i bjen pishman për koalicionin me Nismën, ja çka thonë?

Ish-deputeti i AKR-së në Kuvendin e Kosovës, Islam Pacolli, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Pacolli, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se AKR do të vepronte ndryshe nëse do të shkohej përsëri në zgjedhje.

Ai ka thënë se koalicioni me NISMA-n ka qenë në rregull, por si e vetme AKR do të delte më mirë në zgjedhje.

“AKR si e vetme do të qëndronte më mirë, pasi ndonjëherë edhe elektorati në koalicione nuk përputhet. Edhe si e vetme besojmë se do ta kalonim pragun”.

SHPËRNDAJE