Aleanca Kosova e Re pritet t’i forcojë radhët e saja. Partia e Behgjet Pacollit është duke insistuar që ta ketë një marrëveshje edhe me dy ish-anëtarët e Partisë së Drejtësisë.
Indeksonline mëson se ish-deputetja me shami, Labinotë Demi-Murtezi, e cila në zgjedhjet e fundit kishte afro 20 mijë vota, pritet t’i bashkohet AKR-së.
Poashtu, në bisedime për aderim është edhe Amir Ahmeti.
Ndryshe, subjekti të cilin e drejton Pacolli dje edhe zyrtarisht i është bashkuar koalicionit parazgjedhor me LDK-AKR-Alternativa.