AKR – LDK-së: Pranojmë koalicion, por vetëm me Vjosa Osmanin për kryeministre

Në kohën kur është afruar afati për deklarimin e partive në KQZ se a dëshirojnë të garojnë të vetme apo me koalicione, është duke u rritur intensiteti i negociatave mes partive politike.

Siç edhe është bërë e ditur, AKR-ja është shprehur e hapur për koalicione me LDK-në dhe VV-në, por që ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me PDK-në.

Burime të portalit Veriu.info bëjnë të ditur se LDK-ja i ka bërë një ofertë serioze AKR-së, por që kjo e fundit i’a ka vendosur një kusht jo të lehtë partisë së drejtuar nga Isa Mustafa.

“Ne kemi marrë ofertë nga LDK-ja, por kushti jonë kryesor është që kandidate për kryeministër nga LDK-ja mundet me qenë vetëm Vjosa Osmani. Nuk pranojmë kandidat tjetër, vetëm ajo ka treguar konsistencë në qëndrime dhe ndryshimi mund të bëhet vetëm më të”, ka thënë burimi i Veriu.info nga AKR-ja.

Kujtojmë se Veriu.info mbrëmë ka raportuar se në orët e vona LDK-ja ka vendosur që kandidat për kryeministër ta nominoj Lutfi Hazirin, por që akoma zyrtarisht nuk është bërë publike kjo kandidaturë.

 

SHPËRNDAJE