Aksident fatal në Skenderajt mes veturës dhe traktorit, një i vdekur dhe tre të lënduar dërgohet urgjentisht në spital

Një aksident tragjik ka ndodhur sonte në Skenderaj, ku ka humbur jetën një person si pasojë e lëndimeve të marra, raporton Veriu.info.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se në aksident janë lënduar edhe tre persona të tjerë.

“Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në fshatin Burojë të Skenderajt, ku si pasojë e lëndimeve të marra ka humbur jetën një 28 vjeçar, ndërsa tre persona të tjerë janë lënduar, ku dy prej tyre po kurohen në spitalin rajonal të Mitrovicë”, ka thënë Zahiti për Veriu.info.

Ai ka bërë të ditur se i lënduari i tretë është dërguar urgjentisht në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një traktori./Veriu.info

SHPËRNDAJE