Aksident i rëndë: Humb jetë një person

Një person ka humbur jetën sot në një aksident të rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht afër udhëkryqit në Komoran të Drenasit.

Aksidenti me fatalitet ka ndodhur deri sa shoferi i veturës ka goditur një kamion të ndalur në një pikë karburanti, ku edhe drejtuesi i veturës ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Lëndime ka pësyar edhe një pasagjere, kure në vend ngjarje tani kanë dal edhe policia, zjarrfikësit, ndihma e parë dhe prokurori kujdestar.

Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 07.12.2019, rreth orës 8:10, në fshatin Komoran, në autostradë, një veturë që po udhëtonte në drejtim të Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të ndaluar në një pikë karburanti. Drejtuesi i veturës, sipas konstatimit të mjekëve në vend ngjarje, ka ndërruar jetë, lëndime ka pësuar edhe një pasagjere. Në vend ngjarje kanë dal njësi policore, zjarrfikësit, ndihma e parë dhe prokurori kujdestar”, tha Krasniqi për Metron përmes telefonit.

SHPËRNDAJE