Aksident i rëndë, humb jetën një këmbësor

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Lebanë të Prishtinës. Jetën e ka humbur një këmbesor.

I dyshuari derisa ishte duke e drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur këmbësorin duke i shkaktuar lëndime të rënda të cilat nuk ka arritur t’i mbijetojë.

Aksidenti ka ndodhur me datën 2 janar, ndërsa dje ka ndërruar jetë në QKUK.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.