Aksident i rëndë në Drenas, treni godet veturën (PAMJE TË RËNDA)

Sot rreth orës 14:00, në fshatin Qikatovë të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku, ku treni ka goditur një veturë.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Rastin për Express e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Qikatovë. Një tren ka goditur një veturë dhe si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime shoferi i veturës i cili është dërguar për trajtim në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes gjatë pjesëmarrjes në trafik, pasi si pasojë e pakujdesisë kanë ndodhur shumë aksidente ku kanë humbur jetën qytetarët e Kosovës.

SHPËRNDAJE