Aksident i rëndë në këtë qytet të Kosovës. Policia jep detajet

Nga aksidenti i cili ndodhi më parë në rrugën Mensur Zyberi në Rahovec, kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lirije Podrimaj, zëdhënëse e policisë për këtë rajon, ka thënë se patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Si pasojë e mos përshtatjes së kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lëvizjes njëri automjet kishte goditur automjetin tjetër në lëvizje me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore ngasësit e dy automjeteve”, thuhet në përgjigjen e saj për koha.net.

Ajo ka shtuar se të dy personat janë dërguar për trajtim mjekësor ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

SHPËRNDAJE