Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditë e sotme në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, shkruan Veriu.info.
4 persona kanë përfunduar në spital si pasojë e ndeshjes së dy veturave në Vushtrri.
Lajmin për Veriu.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, ku sipas tij, katër të lënduarit po marrin tretmanin në spital, ndërkohë që nuk dihet shkalla e lëndimit.
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 17:20, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor në Vushtrri, në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit katër-(4) persona kan pësuar lëndime, të njëjtit kan kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zaiti.