Aksident mes dy veturave në Rrugën e Kombit

Një aksident mjaft i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit ku si pasojë e përplasjes së dy makinave, tre persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet paraprakisht se të tre të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për në spital.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimit për të zbuluar shkakun e incidentit.

SHPËRNDAJE