Aksident në Mitrovicë, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasoj e një aksidentit që ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë.

Në këtë aksident ishin të përfshirë dy vetura.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë segmenti rrugor fshati Debërllukë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kane kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zaiti.