Aksident: U goditën teksa punonin afër rrugës

Një aksident me të lënduar ka ndodhur dje në Skënderaj.

Në rrugën “28 Nëntori” në Skënderaj një vozitës me veturë nga pakujdesia ka goditur dy punëtor të cilët ishin duke kryer punime afër rrugës.

Siç njofton PK, të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, përcjell lajmi.net

“ Vozitësi mashkull K-shqiptar me veturë nga pa kujdesia ka goditur dy punëtor meshkuj K-shqiptarë të cilët ishin duke kryer disa punime afër rrugës. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Rasti është duke u hetuar”. /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE