Aksidenti i ndodhur në Babimoc ka përfunduar me fatalitet, është ndër më të rëndët në vitet e fundit (Foto)

Burime të portalit Veriu.info bëjnë të ditur se si pasojë e aksidentit në Babimoc, ka humbur jetën person, ndërsa të paktën edhe një person tjetër ka pësuar lëndime të rënda.

Qytetarë të pranishëm në vendin e ngjarjes, tregon për Veriu.info se ky është njëri prej aksidenteve më të rënda të ndodhura në vitet e fundit në Kosovë.

—————————-

Një aksidenti i rëndë komunikacioni ka ndodhur rreth orës 22:00 në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku për pasojë ka edhe disa persona të lënduar.

Në këto fotografi të bëra nga një lexues i portalit Veriu.info, shihen vetura të policisë të cilat kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Mësohet se vetura është aksidentuar në segmentin rrugor në fshatin Babimoc, përderisa automjeti ishte duke lëvizur nga Prishtina në drejtim të Mitrovicës.

Burime të Veriu.info nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se tri auto-ambulanca kanë shkuar në drejtim të QKUK-së nga vendi i aksidentit.

Lexuesi  i Veriu.info ka parë se automjeti është vetaksidentuar, duke goditur mbrojtëset e autor-rrugës.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE