Aksidenti i rëndë, 10 nxënës të lënduar (Foto)

Një aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Skrapar. Një furgon ka dalë nga rruga ne fshatintin Verzhezhë, sipas njftimeve ka disa të plagosur të cilët po dërgohen në spitalin e Beratit.

Furgoni ka qenë duke transportuar disa nxënës shkolle në këtë zonë.

Dyshohet se mjeti ka rëshqitur në rrugë dhe ka rënë duke sjellë edhe aksidentin.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Thuhet se janë 10 të plagosur.

Ja njoftimi paraprak i policisë së qarkut Berat

Në orën 07:35, mjeti me targa AA 445 KE me drejtues shtetasin A.H, që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga.

Për pasojë nxënësit E.K, 17 vjeçe , A.K, 17 vjeçe, R.H, 17 vjeç dhe B.H, 17 vjeç po dërgohen në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nxënësja R.K, 18 vjeçe, po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Janë lënduar lehtë edhe 5 nxënës të tjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Skraparit, për të marrë ndihmë mjekësore pa probleme për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

SHPËRNDAJE