Aksidentohen dy automjeteve të Kosovës në ‘Rrugën e Kombit’: 6 të lënduar, dy prej tyre fëmijë (Foto-targat)

Gjashtë persona, mes të cilëve dy fëmijë, kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë tre automjete.

Aksidenti ka ndodhur në ‘Rrugën e Kombit’, në aksin Rrëshen-Milot.

Dy prej automjeteve të përfshira në aksident janë me targa të Kosovës, një tip Volkswagen me targë KS 02-994 IG dhe tjetri tip Opel me targa KS 03-272 FI, ndërsa makina e tretë është tip Benz me targat e Shqipërisë, AA 254 OH.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

Policia njofton se si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi dhe një person tjetër që ishte pasagjer në automjetin Volkswagen dhe katër persona që ndodheshin në mjetin Opel.

Tre prej të plagosurve janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa tre të tjerët, përfshi dy fëmijë janë transportuar në Spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmën mjekësore.

Për nxjerrjen e të plagosurve nga makinat u kërkua edhe ndërhyrja e zjarrfikëses, ndërkohë që aksidenti bllokoi për disa minuta qarkullimin në Rrugën e Kombit.

Policia thotë se ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.