Aksidentohet vajza e Ibrahim Tatlises, Dilan Çitaku (Foto)

Dilan Çitaku pësoi aksident në rrugët e qytetit të Stambollit pasi humbi kontrollin mbi veturën. E gjithë kjo ndodhi kur bukuroshja ishte duke vozitur me shpejtësi të madhe dhe rrugët e Stambollit ishin të lagura si pasojë e rënies së shiut të pandërprerë, transmeton Telegrafi.

“Jeta e njeriut me të vërtetë është e lidhura me sekondat. Për një moment mendova se vetura nuk do të ndalet. Jam fatlume që nuk e godita askënd dhe shpëtova lehtë”, tha pas aksidentit bukuroshja turke.

Ndryshe, këngëtarja 27-vjeçare e ka marr mbiemrin e nënës, e cila thuhet se ka prejardhje shqiptare, Isil Çitaku.