Aksioni policor në Pejë, arrestohet pronari i fabrikës “BUQUKU”

Policia ka arrestuar pronarin e fabrikës së përpunimit të mishit “BUQUKU”, Jeton Buquku, në dalje të qytetit të Pejës, i cili aktualisht ndodhet në stacionin policor të Pejës.

Ky arrestim është bërë pasi dhjetëra zyrtarë policorë, inspektorë të policisë dhe oficerë të doganës, të asistuar nga ATK-ja dhe AVUK-u, zbarkuan në këtë fabrikë nën dyshimin për mish të kontrabanduar.

Kjo vizitë e papritur e organeve të sigurisë në këtë biznes, raportohet se erdhi si rezultat i dyshimit për bartjen e mallrave në pikën kufitare duke iu shmangur kontrollit doganor.

SHPËRNDAJE