Aktivistit të VV-së, i sëmurë në burg, nuk i ofrohet ushqimi që ia ka caktuar mjeku

Disa aktivistëve të Vetëvendosje iu është vazhduar paraburgimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për disa urdhër arreste nga aksione të mëhershme të ndërmarra.

Deputetja e VV-së Albulena Haxhiu ka njoftuar se njëri ndër ta është i sëmurë.

“Sipas informacioneve që i kemi, njërit nga ata, Hajredin Krasniqi, për shkak të disa problemeve shëndetësore, mjeku i ka caktuar ushqim tjetër. Edhe përkundër kësaj, të njëjtit, ende nuk i është siguruar ushqimi i caktuar nga mjeku”, ka bërë të ditur haxhiu.

“Ne thërrasim drejtorin e burgut të Pejës të mos lejoj shkelje të tilla dhe të respektoj legjislacionin në fuqi.

Neni 39 paragrafi 2 i Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale thotë: 2. Personi i dënuar i cili kryen punë të rënda, personi i sëmurë̈, gruaja shtatzënë, ose ajo e cila ka lindur fëmijë̈ kanë të drejtë në ushqim të caktuar nga mjeku. Po ashtu thërrasim institucionin e Avokatit të Popullit dhe organizatat që monitorojnë burgjet, të kërkojnë ndaljen e këtyre shkeljeve”, ka shkruar ajo.

SHPËRNDAJE