Aktori i njohur tregon se mbrëmë Vokrri e ka pyetur diçka, kjo ishte biseda e tyre

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë legjenda e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, i cili nuk kishte arritur të përballonte sulmin në zemër.
Përveç krerëve të shtetit, sport dashësve, kanë qenë të shumtë ata që kanë reaguar pas këtij lajmi të hidhur.

Në mesin e tyre dhe aktori i njohur, Ilir Tafa, njëherit dhe njëri nga miqt e Fadil Vokrrit i cili ka reaguar përmes llogarisë së tij në Facebook, ku ka treguar dhe kontaktin e fundit me Vokrrin.

“Lamtumire Miku dhe Bashkepuntori im Fadil.(Mbreme kur folum ne tel me pyte si e kam Sarajeven ,une sote po te pergjigjem edhe Sarajeva ka sote dhimbje per ty)Faleminderit per ate qe i dhe Kosoves.

Emri yt do te jetoj sa te jete Kosova” ka shkruar Tafa.

SHPËRNDAJE