Aktori turk: Djali im është gjysmë shqiptar, kjo është edhe toka ime

Aktori i famshëm turk, njëkohësisht dhe bashkëshorti i bukuroshes shqiptare Almeda Abazi, Tolgaha Sayisman, ka qënë i ftuar këtë javë për të dhënë një interviste për ‘Prive’, në Prishtinë.

Gjatë intervistës ai foli kryesisht për familjen e sidomos për djalin e tij të quajtur Efehan.

Tolga tha se Efehan është gjysëm shqiptar,e për këtë arsye ai nuk ndihet aspak i huaj sa herë që viziton trojet shqiptare.

Ai tha se së bashku me Almedën, e vizitojnë shpesh Tiranën, e do fillojnë të shkojnë shpesh edhe në Prishtinë.

“Është diçka shumë e bukur që gruaja ime është shqiptare nga Tirana. Për shkak të kësaj, edhe djali im është gjysmë shqiptar. Unë nuk ndihem i huaj këtu.

Kjo është edhe toka ime. Në Tiranë shkoj shumë shpesh, shpresoj që në vijim edhe vizitat në Kosovë të jenë të shpeshta”, u shpreh Tolga.

SHPËRNDAJE