Aktorja shqiptare lë pa fjalë publikun, zbulon se në çfarë moshe humbi virgjërinë

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj njihet për deklaratat e saj në publik aspak të kompleksuara.

Natyra e saj e drejtpërdrejtë dhe e çiltër e ka kthyer në një prej moderatorëve më të pëlqyera për publikun shqiptar.

Në emisionin “Pop Culture”, Rudina ka treguar se në çfarë moshe e ka humbur virgjërinë.

Ajo rrëfeu:

Shumë e shëmtuar është. Unë jam rritur në periferi në Lezhë, dhe herën e parë e imagjinoja uau, sikur çfarë do të ndodhë aty.

Moderatorja ka rrëfyer se e ka humbur virgjërinë në moshën 19-vjeçare, kohë kjo kur e kishte ndjerë se duhej bërë.

Moderatorja rrëfeu:

S’mu duk as vonë as herët. Kur e ndjeva e bëra. Por s’ishte gjë. Ishte si film pa muzikë. Mungonte një dorë regjie.

Ajo rrëfeu se vendi më i çuditshëm ku ka bërë seks ka qenë në det, megjithëse për masën mund të jetë një vend jo i pazakontë.

SHPËRNDAJE