Alarmante: Shpërthen COVID-i në Prishtinë, veç sot janë konfirmuar kaq raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë si pasojë e COVID-19 kanë vdekur katër pacientë, janë konfirmuar 281 raste të reja me COVID-19, ndërsa 97 janë shëruar plotësisht.

Si rëndom për nga numri i rasteve të reja me koronavirus prin Prishtina, me 150 qytetarë të infektuar.

Pas kryeqytetit radhitet Fushë-Kosova, Prizreni e Gjilani.

Rastet pozitive me koronavirus vijnë nga këto komuna:

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 150 raste, komuna Fushë Kosovë 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec.