Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti takohen në homazhet për Vokrrin, në mes tyre qëndron Berat Buzhala!

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti bashkë me deputetët e kësaj partie Rexhep Selimin, Glauk Konjufcën Adem Mikullovcin e Arbër Rexhajn kanë bërë homazhe tek arkivoli i legjendës së futbollit Fadil Vokrri.

Në homazhet që po mbahen në hollin e Kuvendit të Kosovës kanë marrë pjesë shumë liderë vendor e nga Shqipëria.

Ndërsa në të njejtën kohë për homazhe ka ardhur edhe kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti.

Kur Kurti po nënshkruante në librin e ngushëllimeve për Vokrrin, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti u detyrua të pres afër Kurtit, për pothuajse 5 minuta të plotë, derisa Kurti përfundoj fjalët e tij për figurën e Vokrrit.

Më pas ai është larguar pa u përshëndetur fare me Ahmetin.

SHPËRNDAJE