Albin Kurti e Vjosa Osmani po shihen si kandidatë për pozitën e kryeministrit

Në një Kosovë të izoluar e pa perspektivë, ndoshta do të ishte një shpresë për qytetarët nëse në krye të qeverisë do të vinte Albin Kurti e në tempullin e vendimmarrjes të ishte Vjosa Osmani.

Të paktën kështu shprehet njohësi i çështjeve politike njëherit dhe profesor në UP-ë, Mazllum Baraliu, në një përgjigje dhënë Arbresh.info.

Mendimin e dhënë ditë më parë nga deputeti Glauk Konjufca për një mundësi të tillë, Baraliu e sheh si një mundësi të mirë, për faktin që sipas tij Albin ka mbetur i vetmi që se kemi parë në krye të Qeverisë.

“Një mundësi e tillë mbase do të ishte e mirëseardhur për Kosovën si shtet në çfarë gjendje gjendet tani pasi që është pa perspektivë e izoluar e ballafaquar me vështirësi me një klasë politike që do të marrë çdo gjë për veti. Gjendja ekonomik e mjerë dhe zbrazja e Kosovës pasi që po zbrazet çdo ditë nga të gjitha fuqitë krijuese e brezat e rijnë. Në një Kosovë ku po mbesin vetëm brezat që i kanë kryer detyrat e veta pra të moshuarit nuk mund të shkoj përpara. Një mundësi e tillë do të ishte e mirë pasi që një profil tjetër i liderit mbase do ti japitë shpresë Kosovës pasi që se kemi provuara deri tash dhe ekziston shpresa se është një zgjidhje e mirë dhe kombinim i mirë më Vjosën e cila po ashtu do të ishte me një përvojë të gjatë të Kuvendi shpresojmë se do të ishte më efikase e jo me një kryetar që e kemi pasur me 70 pika të papërfunduara që nga viti i kaluar”.

Por sado që një mundësi e tillë do të sillte një ndryshim në skenën politike, sipas Baraliut, realizimi i kësaj ideje duket të jetë e pamundur për faktin se LDK është kategorikisht kundër shkëmbimeve të posteve.

“LDK tashmë disa herë ka thënë se nuk e këmben postin e kryeministrit me askënd. Ata mendojnë se janë të parët në bazë të sondazheve. Janë ndoshta deklarata konsumuese përndryshe kësaj radhe për dallim nga herët e tjera se këtë herë nuk do të japin postin e Kryeministrit”, ka përfunduar Baraliu.

Ndërsa analisti Blerim Burjani, në përgjigjen e dhënë për Arbresh.info, ka thënë se i rëndësishëm është programi e jo individi që do të udhëheq me Qeverinë e Kosovës.

“Me rendësi është programi e jo individi, qytetarët nuk lidhen për emra, por lidhen apo do të duhej lidhur për programi, Kosova ka nevojë për një parti qe e reformon shtetin dhe e bien ne binare se shtet total anarki dhe pasurim pa baze ajo çfarë ndodhe ne shtet, Kosova ka nevoje për zhvillim ekonomik, pra një kryeministër me një parti që merret kryekëput me ekonomi dhe mirëqenie shëndetësore, dhe reformë sociale te skemave”.

Tutje sipas tij LDK e VV duhet të jenë pjesë e pushtetit në mënyra që të kemi edhe botën akademike e edhe botën e biznesit në një Qeveri.

“Po mendoj se këto dy parti duhet të provohen ne qeverisje dhe te i shtohet bota akademike dhe klasa e biznesit. LDK është e vet mjaftueshme dhe deri tash nuk ka asnjë të bashkëpunimit me struktura civile e akademike. VV është me ndryshe por edhe kjo ka stagnuar pak ne këtë komponent thirrjet e fundit të Kurtit për një front të përbashkët kundër të keqes është pozitive, porse mos të harrojmë Kosova nuk ka nevoje për fjalë, por me njerëz që dinë dhe e ndryshojnë jetën e jo me politikë boshe e me kritika e sharje politike”, ka përfunduar Burjani.

Kujtojmë se që nga 19 korriku vendi ynë është në një krizë institucionale dhe pa qeveri funksionale.

Krejt kjo ka ardhur pas ftesës për intervistim nga Dhomat e Specializuara drejtuar kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj.

Pas këtyre ftesave në cilësinë e të dyshuarit Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

E ndonëse partitë në vend kanë pritur me javë Presidentin Kosovës që të caktojë datën e zgjedhjeve, ky i fundit nuk e ka marrë këtë iniciativë.

Krejt kjo ka shtyrë partitë pozitë e opozitë të bashkohen për të caktuar 22 gushtin si datë për shpërndarjen e Kuvendit.

Kundër kësaj date me arsyetimin se është shumë larg ka dalë Lëvizja Vetëvendosje./arbresh.info

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE